Partizani-Kukësi, nga “përplasja” largohet një trajner në rast humbje

Skënderbeu pret këtë javë në Korçë Apoloninë dhe Tirana përballet me Elbasanin. Por “përplasja” më  e madhe do të jetë ajo mes Partizanit e Kukësit, në “Qemal Stafa”. Skuadra që do të humbë këtë përballje, pritet të penalizohet nga klubi me shkarkimin e trajnerit, por edhe me gjoba ndaj lojtarëve. Pozitat e dy trajnerëve, Artim Shaqiri i Kukësit dhe Shpëtim Duro i Partizanit, janë lëkundur disa herë për shkak të  luhatjeve që skuadrat e tyre kanë pasur këtë sezon. Por tashmë në fund të kampionatit, koha nuk premton ndaj edhe paralajmërimi një ditë pas ndeshjeve të javës së 30-të atyre u është dhënë nga drejtuesit e klubeve. Presidenti i të kuqve Gaz Demi dhe ai i Kuëkësit Safet Gjici kanë investuar këtë sezon për titullin he u kanë premtuar tifozëve suksesin. Por Partizani humbi 5-2 me Skënderbeun dhe çdo rezultat tjetër veçse fitores ndaj Kukësit do ta largonte përfundimisht nga gara.  Prandaj më tepër i rrezikuar duket trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, pasi skuadra e tij ka dalë edhe nga gara e kupës dhe ndodhet në vend të katërt, plot katër pikë larg Skënderbeut. Nga ana tjetër Kukësi barazoi me Laçin në ndeshjen e fundit dhe një tjetër rezultat përveç fitores mund të zbresë në vend të tretë. Kuëksi ka si objektiv titullin, ndërsa pas fitores minimale 1-0 në kupë ndaj Skënderbeut, do të luajë mesjavën tjetër ndeshjen e kthimit për kualifikimin në finale. Kësisoj, Shaqiri do të jetë i kushtëzuar nga arritja në finale dhe shmangja e humbjes me Partizanin. Në të kundërt, edhe ai, sipas burimeve të besueshme brenda klubi verilindor rrezikon stolin. Tirana dhe Skënderbeu, në situata më komode para ndeshjeve të radhës për shkak të kundërshtarëve më të lehtë, por edhe të fitoreve që arritën në javën e fundit, kanë marrë si premtim nga presidentët e tyre respektivë se nëse në fund të garës do të ngrenë trofeun, çdo lojtar do të shpërblehet me afro 10 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?