FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani mund me “poker” Kukësin, Tirana fiton pastër ndaj Teutës (VIDEO)

Partizani e kthen thuajse në ndeshje stërvitore super ndeshjen e javës së 29-të kundër Kukësit, duke fituar me shumë lehtësi 4-0. Në “Air Albania Stadium”, Të Kuqtë do të kalonin në avantazh që në minutën e 39-të me një perlë të Jasir Asanit nga një pozicion i prirët. Dy minuta më pas Çinari kontrollon mjaft mirë një top në zonë dhe më pas me një të majtë të saktë e dërgon në kuadrat.

Në fraksionin e dytë, Stenior Junior shfrytëzoi një përgjumje të mbrojtjes së Kukësit për të shënuar golin e tretë. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Esat Mala shënoi një tjetër gol të bukur me një goditje në hyrje të zonës. Partizani me këtë fitore i bashkohet Vllaznisë në krye, me pikë të barabarta.

Tirana ndal Teutën, duke i marrë një fitore të pastër 2-0 në Durrës. Në minutën e 78-të, Batha shënoi një super gol me goditje dënimi. Më pas në minutën e 86-të, Hoxhollari kontrollon mjaft mirë topin dhe më pas e dërgon sferën në trekendësh. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?