Partizani rikthehet në “Selman Stermasi”, zbulohen çmimet e biletave ndaj Vllaznisë

Partizani i rikthehet “Selman Stërmasit” për ndeshjen e radhës shtëpiake, që do të zhvillojë këtë të diel me Vllaznisë. Kujtojmë që në sfidën e fundit si pritës, derbin e kryeqytetit me Tiranën, ekipi kampion në fuqi i Superiore e zhvilloi në “Air Albania”. Të kuqtë, në faqen zyrtare të klubit, kanë publikuar çmimet e biletave, që sigurisht janë shumë më të ulëta krahasuar me “Air Albanian”.

Biletat në Tribunat: A1, A2, B1 dhe B2 do të kushtojnë 1 000 Lekë (të reja).

Biletat në Tribunat: C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1, dhe H2 do të kushtojnë 300 Lekë (të reja).

Swiss Digital Desktop Reklama

Tifozeria e kuqe do të ketë në dispozicion sektorët A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2, ndërsa tifozeria mike H1 dhe H2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Biletat të interesuarit mund t’i sigurojnë duke filluar nga dita e shtunë, ora 10:00 deri 19:00, pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?