Partizani-Tirana, formacionet zyrtare, bardheblutë drejt stadiumit me arkivol
në krye të Kategorisë Superiore, pas javës së 15-të, në varësi të rezultatit të derbit. Partizanit i mjaftone dhe barazimi, ndërsa Tiranës i duhet patjetër fitorja. Ashtu siç pritej dy tifozeritë, para ndeshjes, e kanë kthyer derbin në një festë të vërtetë, teksa shkallët e stadiumit po mbushen, si të ishte një ndeshje e kombëtares sonë. Para ndeshjes tifozët e Tiranës e kanë tepruar sërish me veprimete tyre, duke sulmuar tifozët kundërshtarë,pasi bardheblutë kanë dalë nëpër rrugë duke mbajtur një arkivol mbi supe. Ky veprim nuk është pëlqyer nga të kuqtë, të cilët pritet të reagojnë ndërkohë që kanë nisur të ngrihen dyshime se derbi mund të ketë incidente. Megjithatë, ky do të jetë derbi i 140-të mes tyre dhe do të gjykohet nga gjyqtari Lorenc Jemini, ndërsa trajnerët kanë shpallur edhe formacionet që do të zbresin në fushë, në këtë përballje emocionuese për futbollin shqiptar:
Statistika
Ndeshjet – 139 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në të gjitha kompeticionet: kupë dhe kampionat.
Bilanci – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 54 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 43 fitore. 42 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.
Golavarazhi – 197 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 159 të bardhebluve. Golin e fundit në derbi e ka shënuar Mario Morina për Tiranën dhe Nderim Nexhipi, në përballjen e 22 marsit 2014.
Diferenca – 6 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave nuk kanë prodhuar shumë gola: 26/09/12 Partizani-Tirana 1-2 (kupë); 03/10/12 Tirana-Partizani 1-0 (kupë); 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22/03/2014 1-1 (kampionat); 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat).
“Ish”-ët – Pesë lojtarë kishin statusin e “ish”-ëve në derbin e fundit. Erando Karabeci, Elis Bakaj, Renato Hyshmeri, Renaldo Kalari kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te Tirana ka luajtur edhe Endri Vrapi. Tek “ish”-ët hyn edhe trajneri Gugash Magani i Tiranës, i cili ka qenë futbollist i të kuqve. Edhe drejtori i përgjithshëm i “demave”, Sulejman Starova, është një “ish”, pasi ka drejtuar edhe bardheblutë.
Historia – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.
Shpagimi – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.
Rezultati – Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 27 herë në 41 barazime.
Partizani – Tirana (sot ora 18:00)
Stadiumi “Qemal Stafa”
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Rahmani, Çuçuli, Trashi, Batha, Daja, Mazrekaj, Nexhipi, Vila, Raçiç. Trajner: Shpëtim Duro
Tirana: Frashëri, Kërçiku, Muça, Kalari, Curri, Taku, Bulku, Karabeci, Ndikumana, Bakaj, Bushiç. Trajner: Gugash Magani
Gjyqtarë: Kridens Meta, Ermal Barushi, Ridigert Cokaj
Delegat: Besnik Çela
Vëzhgues: Sokol Jareci
KOHA JONË SONDAZH

