Partizani-Tirana, rreth 12 mijë tifozë në shkallët e stadiumit
Biletat e ndeshjes kanë që ditën e shtunë në shitje ku ka pasur një interesim rekord nga të dyja tifozeritë ku sipas parashikimeve mendohet që në stadium të jënë mbi 12mijë sportdashës. Tekniku I të kuqve Shpëtim Duro do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën përvec mbrojtësit Endri Vrapi I cili është I pezulluar për shkak të tre kartonave të verdhë.
Duro do të aplikojë skemën qe ka arritur suksese kete sezon me rreshtimin 4-4-1-1. Në portë do të jetë kapiteni Alban Hoxha I cili është në kërkim të rekordit të tij personal. Në mbrojtje do të jenë Fejzullahi nga e djathta, Rrahmani-Cuculi në qëndër dhe Trashi nga e majta. Në mesfushë Batha-Daja në qëndër ndërsa nga krahët Mazrekaj ,Vila dhe Nexhipi që do të mbështesin sulmuesin Serb Stefan Racic.
Në deklaratat e dhënë në prag të ndeshjes së sotme Shpëtim Duro është shprehu se derbi nuk ka parashikme duke I pasur të trija rezultatet brënda, por pavarsisht kësaj ai ka theksuar se Partizani I tij do të hyjë në fushë për të kërkuar fitoren, ndërsa ka shprehur se edhe me një pikë do të ishtë I kënaqur.
Ndërkohë në kampin e Tiranës, bardheblutë janë shumë të karikuar pasi në shkallët e stadiumit do të kenë përkrahjen e tifozerisë se tyre.
Trajneri peqinas Gugash Magani pritet të rreshjtojë në fushën e lojës një skemë sulmuese për të kërkuar me ngulm fitoren që do ti ngjiste të vetëm në krye të klasifikimit. Në portë do të jetë Stivi Frashëri, mbrojtja do të përbëhet nga Kërciku-Bulku-Curri-Kalari. Në mesfushë do të vendosen Taku, Karabeci dhe Muca, ndërsa në sulm Elis Bakaj do të mbeshtesë dy sulmuesit Ndikumana dhe Bushic.
Gjithashtu në stadium I pranishëm për të ndjekur këtë takim do të jetë edhe gazetari I njohur sportiv I “Sky Calcio” Gialuca DI Marizio.
Gjithcka është gati për Derbin e kryeqytetit, është gati për spektakël si nga lojtarët në fushën e lojës ashtu edhe nga tifozeritë e të dyja skuadrave të cilët me dekoret e tyre do ti japim edhe një bukuri më shumë këtij derbi I cili do të jetë vitrina më e bukur e kampionatit shqiptar./
KOHA JONË SONDAZH

