Partizani triumfon në derbin ndaj Dinamos, Teuta bën “paqe” me Skënderbeun

Partizani merr një tjetër fitore të rëndësishme në derbin ndaj Dinamo City-it në shifrat 2-1.  Derbi u zhbllokua në minutën e 48-të. Tedi Cara realizoi me një goditje me të majtën, duke befasuar portierin,

Në minutën e 55-të, Zabërgja përfitoi nga një top i kthyer, për të barazuar shifrat në 1-1. Një finalizim me sukses, që riktheu shpresën te Dinamo.

Partizani kaloi në epërsi në të 60-tën, me Rrapaj që “tundi rrjetën”. Me këtë rezultat, Partizani kryeson me 24 pikë kampionatin, 2 pikë më shumë se Vllaznia ndjekëse. Dinamo, në krahun tjetër është në vendin e katërt dhe ka grumbulluar deri më tani 20 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Teutës dhe Skënderbeut përfundoi në shifrat 1-1. Golit të Sharls ju përgjigj Preknicaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?