Pas humbjes turpëruese, ‘shpërthen’ Enrique: Ja kush e ka fajin!

Pas humbjes shokuese 2-0 ndaj Malagas, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique mendon se edhe në këtë ndeshje është zhgënjyer nga gjyqtarët të cilët sipas tij kanë luajtur një rol kryesor.

“Arbitri? Asgjë nuk më befason më, jemi mësuar me këtë. Nuk më besohet se si ndërhyrja në Roberton u referua si jashtë zonës dhe tjetra e pabesueshme është se nuk ndëshkoheshin me kartonë ndërhyrjet e kundërshtareve, por tashmë jemi mësuar”, u shpreh Enrique.

Ai kishte fjalën për një rast tejet të diskutueshëm, ku ndërhyrja në Sergio Roberton duket se ishte brenda zonës dhe mediat tashmë raportojnë se Barcelonës iu mohua një penallti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqtari kryesor akordoi vetëm gjuajtja të lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?