Pas rënies nga kategoria, Josa: Ja fajtori i dështimit të Tiranës
Trajneri i Tiranës, Mirel Josa me fjalë të thjeshta dhe i shokuar ka folur për herë të parë pas klubi kryeqytetas ra nga Kategoria Superiore.
Në një prononcim për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ai mori përsipër përgjegjësitë e tij në këtë dështim.
“Nuk kam fjalë fare të diskutoj për këtë çështje. E patë vetë, situata në dhomat e zhveshjes ishte shumë shumë dramatike. S’na mbetet gjë tjetër vetëm që të fitojmë psikologjikisht djemtë në mënyrë individualiste. E marrim ne pjesën tonë të fajit sepse skuadrën e rrëzuam, pjesa tjetër t’i mbetet pjesës tjetër që përbën skuadrën. Më vjen keq për djemtë, për këtë fanellë, s’duhet të shkonte deri këtu, s’duhet të shkonte që Tirana dhe Vllaznia të përplaseshin bashkë në këtë situatë. Vllanzia bëri detyrën, u mundua të mbajë lojën deri në fund në barazim dhe të na godiste me kundërsulm, ndërsa në pjesën e parë ishte më sulmuese. Për futboll nuk mund të flitet shumë, nuk duam të arsyetojmë veten, thjesht dola në këtë intervistë për t’ju respektuar ju si media dhe për të respektuar futbollistët e mi.”
KOHA JONË SONDAZH

