Pas tre humbjeve, Carlo Ancelotti: Momenti i duhur i Realit, për kthesën
Trajneri i Real Madrid Carlo Ancelotti karikon lojtarët e tij, pas një nisjeje të vitit 2015 për t’u harruar: 3 ndeshje, 3 humbje; ndër të cilat edhe me Milan në miqësore dhe më pas me Valencian e Atleticon në La Liga dhe Kupën e Mbretit. – “Ekipi ka dëshirë të madhe të rikthehet te fitorja dhe ky është momenti i duhur për ta bërë,” – thekson Ancelorri. – “Kemi një avantazh në kampionat dhe të gjithëve na pëlqen ta ruajmë atë “, – vazhdon deklaratën e tij tekniku italian në vigjilje të sfidës me Espanyolin, në kampionat. – “Nuk shoh asnjë problem madhor, por duhet të mbyllim sa më shpejt këtë moment negativ. Jam i shqetësuar, por jo shumë, sepse e njoh mirë qetësinë e kësaj skuadre. Ky është një moment negativ që u ndodh të gjithëve, por fizikisht jemi mirë. Arritëm një rekord fitoresh radhazi me 22 të tilla, por më pas erdhën pushimet e menjëherë dy ndeshje të komplikuara. Nuk u shfaqëm në fushën e lojës ashtu siç mbyllëm vitin 2014, por vetëm kaq”. Tekniku madrilen i rikthehet më pas vendimit për ta lënë në pankinë Cristiano Ronaldon në derbin e vlefshëm për Kupën e Mbretit, duke ripërsëritur faktin se ai “ishte i lodhur dhe preferova ta lija pushim. Tashmë është rikuperuar dhe do të luajë në kampionat”.Ancelottit i kanë përmendur edhe fjalët e Casillas, i cili e kishte konsideruar si një trajner më të mirë se sa Mourinho, ashtu sikurse edhe faktin që nuk duhet ta kërkojë (aq më pak ta marrë) Messin te Reali. – “Jam totalisht dakord për çështjen e parë – shprehet ai duke qeshur. – “Në lidhje me Messin është tepër e vështirë të flasësh, por besoj se do të kishte një vend të sigurtë në çdo skuadër të botës”. Sa për merkaton dhe zërat që flasin për Odegaard, Ancelotti thekson se ai djalosh ka të ardhme, por madrilenët nuk kanë vendosur asgjë për blerjen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

