FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Patrick Schick në ankand, në skenë dalin edhe gjigandët gjermanë

Ankand për Patrick Schick. Pas transferimit të mbetur në tentativë te Juventus, u duke se sulmuesi i ri çek i Sampdorias do të përfundonte tek Inter, ku gjithçka u paraqit si punë e kryer. Por nuk është vetëm klubi milanez i interesuar, siç bën të ditur agjenti i tij Pawel Paska për Isport.cz: “Nuk dua të zbuloj detaje. Duhet të biem dakord me Sampdorian, pasi klauzola e lirimit nuk vlen më që nga 15 korriku. Një gjë është e sigurt, çimi i lojtarit do të jetë konsiderueshëm më i lartë se ai i klauzolës. Aktualisht janë tri skuadra në garë dhe jemi ende në start”.

Tri skuadrat që e duan janë Inter, Roma e Monaco, por edhe një emër i ri ka qarkulluar orët e fundit. Është Bayern, i cili megjithatë nuk do ta merrte lojtarin direkt në Munih. Carlo Ancelotti mund të ndjekë të njëjtën strategji si me Serge Gnabry, duke e blerë Schickun për ta huazuar te Borussia Mönchengladbach.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?