Payet: Ja ç’ndryshuam në pjesën e dytë që fituam
Dimitri Payet ishte një nga lojtarët më të mirë për Francën në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Ai shënoi golin e dytë në minutat shtesë duke i dhuruar kualifikimin “gjelave”.
Lojtari i cili luan me West Ham, u shpreh i lumtur për fitoren e skuadrës, madje ai i bën dhe një analizë lojës duke shpjeguar ndryshimet që bëri skuadra për të arritur fitoren.
“Jam i lumtur sepse edhe njëherë ne u përpoqëm fort në pjesën e dytë dhe i gjithë mundi u shpagua, edhe pse jo gjithçka shkoi ashtu siç e kishim menduar. Ishte një ndjejnë e veçantë të kthehesha në ‘Velodrome’. Të shënosh në këtë stadium ishte një emocion i veçantë. Ata u mbrojtën mirë. Në pjesën e parë ne tentuam të çajmë në mes, por kjo vetëm sa i bëri gjërat më të lehta për ta. Pastaj, në pjesën e dytë tentuam më shumë nga krahët. Krosuam më tepër dhe në fund arritëm edhe të shënonim”, tha Payet.
KOHA JONË SONDAZH

