Pedro Rodriguez: Messi superior ndaj Ronaldos, meriton Topin e Artë
Pedro Rodriguez vlerëson maksimalisht shokun e tij të ekipit, argjentinasin Lionel Messi. Futbollisti i Barcelonës, Pedro, në lidhje me diskutimet se cili është lojtari më i mirë për momentin në botë, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga akordimi i çmimit të Topit të Artë, është përgjigjur: – “Messi është një lojtar superior në krahasim me të gjithë futbollistët e tjerë. Përderisa Ronaldo ka një statistikë tejet të mirë, kjo do të thotë se Lionel Messi është superior ndaj të gjithëve”, eshte shprehur Rodriguez, disi me ironi, duke lënë të kuptohet se argjentinasi është i paarritshëm nga Ronaldo, pavarësisht të dhënave që portugezi ka lënë pas, vitin e fundit. Nojer nuk llogaritet fare si rival të Messit dhe për këtë arsye Pedro thotë se argjentinasi e meriton ta fitojë për herë të pestë në karrierë, Topin e Artë 2014.
KOHA JONË SONDAZH

