Pejiç dhe Oalyinka, “dy xhevahirët” e huaj në Shqipëri drejt largimit
Jënë dy lojtarët e huaj, më të dalluarit për momentin në Shqipëri. Por viti 2015 mund t’i gjejë ata jashtë vendit tonë, në ndonjë klub tjetër më të njohur europian. Teksa merkato e janarit po afron, sulmuesi kroat i Kukësit, Pero Pejiç, si dhe talenti nigerian i Skënderbeut, Piter Olayinka, janë nën vëzhgimin e disa prej klubeve europiane dhe më gjerë. Klubi iranian i Persepolis i ofron lojtarit kroat 400 mijë dollarë për dy sezone. Sulmuesi kroat i Kukësit, aktualisht është golashënuesi më i mirë i kampionatit tonë. Deri në këto momente, ai ka shënuar 10 gola me fanellën e Kukësit. Gjithsesi, një pengesë e madhe për largimin e tij mbetet kontrata që ka lidhur. Iranianët mund ta zgjidhin këtë nëse vendosin të paguajnë për kartonin e tij. Sulmuesi nigerian Peter Olayinka, i cili shkëlqeu këtë sezon me kampionët e Shqipërisë, duke shënuar 5 gola, është gjithashtu në qendër të vëmendjes së menaxherëve të huaj. Për 19-vjeçarin nga Nigeria tërhequr vëmendjen e dy klubeve, belgët e Genk dhe turqit e Gençlerbiriglit. Turqit kanë marrë "ok" nga vëzhguesit e tyre për të nisur bisedimet, por edhe për sulmuesi nigerian mbetet problem kontrata që ai ka me Skënderbeun. Përveç ofertës, nisur nga buxheti që kanë klubet e huaja, është mëse e mundur të zgjidhet ngërçi i kontratës dhe ata të largohen gjatë janarit nga futbolli shqiptar, që nëse ndodh, do të ishte humbje mbi cilësinë, duke qenë se bëhet fjalë ëpr dy lojtarët më të dalluar që kanë ardhur nga jashtë, gjatë viteve të fundit.
KOHA JONË SONDAZH

