Pepe vlerëson Cristiano Ronaldon: Është më i miri në histori!
Në një intervistë për “TNT Sports” mbrojtësi i Portos, Pepe, ka treguar ide të qarta në lidhje me pyetjen që i është bërë për futbollistin më të shtrenjtë në histori.
“E admiroj shumë Cristianon dhe kjo ka ndodhur kur ishte në Madrid, për mua është më i miri në histori. Ka bërë atë që askush nuk e ka arritur. Ka fituar në Angli, në Spanjë, në Itali dhe me Portugalinë. Ne jemi 10 milionë persona, ai është kapiteni jonë. Shumë e kritikojnë pa menduar se çfarë po thonë”, tha mbrojtwsi.
Pepe ka kujtuar një moment kur ai inkurajonte shokët në Euro 2016 për goditjen e penalltive. “Mjaft të shikoni se si e thërriste Joao Mourinhon për të ekzekutuar penalltinë. Tregoi madhështinë e tij në atë moment. Kjo është një nga karakteristikat e tij”. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

