Për Hysajn ka sinjale edhe nga Turqia, ja skuadra që e kërkon

Elseid Hysaj po luan sezonin e fundit me skuadrën e Napolit, teksa pas përfundimit të kampionatit ka vendosur të largohet si lojtar i lirë.

Mbrojtësi shkodran shpesh është lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Milanit, me këta të fundit që janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Hysaj shihet si alternativa e duhur. Megjithatë në Turqi raportojnë se në gjurmët e Hysajt është vënë edhe Fenerbahçe.

Drejtuesit e këtyre të fundit kanë piketuar Hysajn si lojtarin ideal për krahun e djathtë të mbrojtës për sezonin tjetër dhe do të provojnë të arrijnë një marrëveshje për ta marrë në skuadër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?