Përdhunoi një vajzë shqiptare, Robinho kalon vitin e parë në burg

Ish-ylli i Real Madridit, Robinho është dënuar me 9 vite burg për përdhunim në grup të një vajze shqiptare. Ai e kaloi vitin e parë në një qeli në burgun Tremembe të Brazilit.
Ky vend është i ndryshëm nga burgjet e zakonshme, jo fort të sigurta ku mbahen njerëz të famshëm. Avokatët e ish-futbollistit vazhdojnë apelimin, por deri më tani nuk ka asnjë rezultat.
Braziliani mund të arrijë uljen e dënimit përmes punës në komunitet: 12 orë punë do t’i ulin dënimin me 1 ditë. Në burg, Robinho riparon radiot dhe televizorët, kujdeset për kopshtin, luan futboll me çizme dhe lexon libra.
Të afërmit i sjellin ushqim, veshje, lojëra dhe revista një herë në muaj. Robinho ka edhe një shok qelie që po vuan dënimin me 22 vjet. Braziliani cilësohet si “i burgosur model” në burg. Për shkak të sjelljes së tij të shkëlqyer, 41-vjeçari brazilian shpreson për lirim me kusht.
Në këtë rast janë edhe katër të pandehur të tjerë, por të gjithë janë fshehur. Ish-truproja e Robinhos u gjet i vdekur këtë javë. /Koha Jonë/