FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Perez gati të rizgjidhet president i Realit, ja plani i frikshëm i tij

Florentino Perez bëhet gati për një tjetër mandat katërvjeçar në krye të klubit më madh në botë, Real Madridit. 74-vjeçari, mbrëmjen e së hënës, u regjistrua zyrtarisht kandidat për president për zgjedhjet e ardhshme dhe në fakt është i vetmi në garë, që do të thotë se automatikisht do ta drejtojë klubin mbretëror edhe për periudhën 2021-2025.

Perez ka qenë president i Realit në dy periudha të ndryshme: mes viteve 2000 dhe 2006 si dhe nga 2009-ta deri në sot. Mandati i ri do të nisë në një moment të shkëlqyeshëm për ekipin e futbollit dhe të basketbollit. Punimet në stadiumin “Bernabeu” vazhdojnë me ritëm të lartë, falë edhe mospranisë së tifozëve në stadiume për shkak të pandemisë. Ky realitet e ka përshpejtuar procesin, duke mos qenë e nevojshme ndërprerja e punimeve në ditët e ndeshjeve, pasi skuadra e drejtuar nga Zidane i zhvillon takimet në Valdebebas.

Bernabeu i ri, një projekt për të cilin Perez mund të krenohet, do të përfundojë në fund të vitit 2022 ose në fillim të vitit 2023. Të ardhurat e shtuara vjetorë në impiantin mitik të Madridit pritet të shkojnë më shumë se 200 milionë euro. Çatia e stadiumit dhe fusha e lëvizshme, që do të lejojnë organizimin e ngjarjeve të mëdha të llojeve të ndryshme, janë risitë e mëdha të “Santiago Bernabéut” të ri dhe futurist. Perez ka vendosur të nënshkruajë më dy “yje” të futbollit botëror, Mbappé dhe Haaland. I pari vazhdon të refuzojë rinovimin e kontratës me PSG-në, ndërsa çështja “Haaland” është më komplekse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?