FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Perez konfirmon Zidane: Mund të qëndrojë përjetësisht te Real Madrid

Real Madrid shkëlqeu në finalen e mbrëmshme, duke i shënuar më shumë gola Juventusit gjatë 90 minutave sesa kishte pësuar gjatë 12 ndeshjeve në Champions League. Fitorja impresionuese në finale vulosi sezonin e parë të plotë të mrekullueshëm për ish-mesfushorin Zidane, i cili udhëhoqi madrilenët drejt titullit të parë në pesë vite në La Liga.

Presidenti Florentino Perez është impresionuar nga ky ekip fantastik dhe deklaron me bindje se Zidane mund të qëndrojë përjetësisht në “Bernabeu”.

“Zidane mund të qëndrojë përjetë te Real Madrid. Të gjithë tifozët e Real Madrid i janë shumë mirënjohës. Ai ka rritur nivelin e ekipit kur mbërriti në vitin 2001 dhe ishte lojtari më i mirë në botë. Tani ai është trajneri më i mirë në botë. Ai ka vetëm 17 muaj në stolin tonë, por ka bërë gjithçka brenda kësaj kohe”, deklaroi presidenti i Rel Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?