FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Perez: Pa Superligën, Mbappe dhe Haland nuk do të vijnë te Reali!

Florentino Perez sigurisht që është një nga njerëzit që ideoi dhe insiston për krijimin e SuperLigës edhe pse ky projekt dështoi pa nisur mire. Gjithashtu presidenti i Real Madrid bëri një figurë jo dhe aq të mire me deklaratat për SuperLigën dhe paratë që do të ndaheshin teksa tani që gjithçka sfumoi, Perez zbulon pasojat.

“Pa SuperLigën, lojtarë si Mbappe dhe Haaland nuk do të vijnë. Në këtë situatë pandemike, kjo nuk do të ndodhë, as për Realin dhe as për ndonjë klub tjetër. Nuk do të ndodhë, më besoni. SuperLiga do të kompensonte humbjet ekonomike të këtij viti dhe të gjithë ne kishim nevojë për rritjen e të ardhurave.

Nëse Mbappe nuk vjen këtë verë, askush nuk do të qëllojë veten, nuk mund të bëjmë asgjë. Njerëzit e dinë se si jam, çfarë bëj, dhe nëse gjërat nuk ndodhin, kjo është për shkak se është e pamundur”, deklaroi Perez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?