Perisic arrin marrëveshjen me superklubin anglez
Manchester United e ka seriozisht për Ivan Perisic. Sulmuesi korat ka magjepsur Jose Mourinho-n, me portugezin që i ka udhëzuar njerëzit e tij të merkatos të mbyllin operacionin.
Pasi Inter i ka dhënë lejen klubit anglez që të flasë me ish-lojtarin e Wolfsburg, palët kanë arritur marrëveshjen dhe Perisic ka kërkuar të takohet me trajnerin e “Djajve të Kuq”.
Tani, kampionët e Europa League duhet të arrijnë marrëveshjen me klubin zikaltër. Inter kërkon 55 milionë euro, United nuk ofron më shumë se 40, për momentin. Anglezët janë në avantazh për shkak se lojtari ka pranuar ofertën e tyre dhe ka dëshirë të luajë në Premier League.
Në fund, ka shumë mundësi që të dy klubet të bëjnë një lëshim dhe të bien dakord për një shifër mes 40 dhe 55 milionë euro. /telesport.
KOHA JONË SONDAZH

