Përse Dinamo konsiderohet e huaj në shtëpinë e saj?!

Në kryeqytet ndodhet një kompleks, i quajtur “Dinamo”. Ata që kanë lindur pas viteve ’90, mund të mos ia dinë mirë historinë e këtij kompleksi. Ata që kanë lindur dhe i përkasin brezave para viteve ’90 nuk mund ta imagjinojnë dot sportin shqiptar, pa Dinamon dhe këtë kompleks, ku u përgatitën breza të tërë sportistësh, kampionë të mëdhenj, të vërtetë. Po si e gjeti Dinamon, viti 2015! Skuadra me 18 tituj kampion në Shqipëri, ajo e futbollit, i duhet të diskutojë thuajse çdo ditë, edhe me këtë fillim viti, që të përshtatet me oraret dhe me ekipet e rretheve si të Kukësit, Kastriotit të Krujës dhe së fundmi edhe të Sopotit të Librazhdit. Dinamo, një histori e harruar. Ekipet legjendare të volejbollit, të epokës së ndritur të Ela Tases, nuk ekzistojnë më. As ato të basketbollit. E megjithatë, ka një ekip futbolli, që stërvitet si i huaj në shtëpi, me synimin për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore, aty ku ka emrin dhe historinë skuadra dinamovite. Përderisa mbeten në elitë Dinamo e Zagrebit, e Bukureshtit, e Moskës dhe e Tbilis, e çuditshme që në Shqipëri nuk e duan më këtë emër?!    

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?