FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pesë arsyet pse Inzagi mund të pranojë drejtimin e Kombëtares Shqiptare

Në një analizë të bërë nga “Gazzetta Dello Sport” mbi mundësinë që Inzagi ka për të drejtuar Shqipërinë, renditeshin disa nga arsyet që e afronin atë me fanellën kuqezi. Në fakt, arsyet e quanin thuajse të kryer faktin që ai mund të pranojë për të nisur një aventurë të re. Pse mund të pranojë?

* Të stërvitësh një ekip kombëtar nuk të vjen rasti shpeshherë në jetë dhe në karrierën si trajner, prandaj Inzagi po e shqyrton me vëmendje këtë pjesë.

* Nuk trembet asnjëherë nga sfidat dhe nga aventurat e reja. Mori Venecian në Lega Pro dhe arriti ta ngjiste në Serinë C.

Swiss Digital Desktop Reklama

* Ai nuk është nga ata që punojnë për të fituar sa më shumë dhe çështjen ekonomike e nxjerr gjithmonë në plan të dytë, prandaj Shqipërinë e sheh si një mundësi për të treguar vlerat si trajner.

Swiss Digital Mobile Reklama

* Nëse pranon, do të ketë sfidën e jetës kundër Italisë në eliminatoret e kampionatit botëror. Edhe Spanja është një duel joshës për të, mund t’i bëjë nder Italisë. Pse mund të refuzojë?

* Ambienti i panjohur dhe fakti që historia që Shqipëria arriti duke u kualifikuar në Europian mund të jetë i papërsëritshëm./panoramasport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?