Pësuan humbje turpëruese, por goli i talentit 17 vjeçar të Njimegen ishte mbresëlënës (Video)

Ajax fitoi thellë 5-1 takimin e luajtur dje në “Eredivisie” kundër Nijmegen duke marrë një trepikësh me mjaft vlerë që do t’i shërbejë në luftën për titull kampion. Skuadra më me emër në Holandë ndodhet në vendin e dytë me 72 pikë, 1 më pak se Feynord.

Edhe pse Ajax shënoi 5, goli më i bukur i takimit. erdhi nga modestët Nijmegen. Ishte minuta e 54-t dhe rezultati 0-3 në favor të Ajax-it, kur mesfushori Ferdi Kadioglu, përballë me portierin mik, bën një goditje parabel nga jashtë zone.

Pavarësisht përpjekjeve të mbrojtësve kundërshtar për ta ndaluar, topi përfundon në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka merr më shumë vlerë kur përmendet fakti se autori i golit është vetëm 17-vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

1-3 Ferdi Kadioglu Goal – Nijmegen 1-3 Ajax 08… by GSBN
Pavarësisht perlës së holandezit Kadioglu, skuadra e tij Nijmegen pësoi edhe dy gola të tjerë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 1-5 në favor të Ajax-it.

Nijmegen renditet në vendin e tretë nga fundmi në kampionatin holandez Eredivisie dhe lufton për mbijetesë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?