Peter Olayinka, thirrje Kuqezi: Zgjedh Shqipërinë, nëse më fton para Nigerisë

Futbollisti i ri nigerian i Skënderbeut, Peter Olayinka, ka futur në garë Shqipërinë me Nigerinë, pasi thotë se, cila prej tyre do t’i bëj e para një ofertë për në ekipin kombëtar, ai është gati ta pranojë atë. Nigeriani shton se do ta pranojë me kënaqësi ftesën të luajë me Shqipërinë, nëse do të ketë një të tillë së afërmi. Prej një viti është folur mbi të ardhmen e tij kuqezi, duke qenë se vlerësohet si një nga lojtarët e huaj më të talentuar, që luajnë aktualisht në Shqipëri. Olayinka është vetëm 19 vjeç dhe vlerësohet gjerësisht si një lojtar me të ardhme të sigurtë. Ai mund të bëhet fillimisht pjesë e ekipit shpresa dhe do të jetë i pari afrikan, në historinë e futbollit, që do të mbrojë ngjyrat e ekipit tonë kombëtar.  Olayinka ndodhet aktualisht në fazë përgatitore me Skënderbeun, në Malaga të Spanjës, nga edhe ku flet mbi një të ardhme të mundshme kuqezi.   – “Shqipëria dëshiron që unë të luaj me ekipin e tyre kombëtar. Presidenti i klubit (Ardian Takaj) sapo më ka thënë në kampin ku jam me ekipin, se së shpejti do të më kontaktojnë për të më bërë ofertën,” – thekson sulmuesi nigerian. – “Do ta shfrytëzoj shansin nëse do të më jepet. Por do ta isha i kënaqur edhe nëse do ta luaja për vendim tim, Nigerinë. Por nëse Shqipëria më kontakton e para, nuk do të hezitoja të pranoja ofertën.” Lojtari nigerian i Skënderbeut ka shënuar gjatë këtij sezoni 8 gola, në Superligë dhe në Kupë. Nëse ai kontaktohet nga ekipet tona kombëtare, më oarë i duhet të pajiset me nënshtetësi shqiptare.

A.M / Koha Jonë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?