Peter Olaynka në polici, pas kallzimit të Safet Gjicit

Heroi i ndeshjes së fundit mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, nigeriani Peter Olaynka, i cili shënoi golin e fitores në favor të korçarëve, pas festës, përfundoi në polici. Sulmuesi i ekipit të Skënderbeu, nigeriani Peter Olaynka është shoqëruar sot në polici pas një kallëzimi të bërë nga Presidenti i Kukësit, Safet Gjici. Ish-sulmuesi i Bylis kaloi gjatë verës me shumë bujë tek Kukësi, por papritur, pa kaluar as dy javë, në fillim të këtij sezoni, ai iu bashkua Skënderbeut. Para pak ditësh në një intervistë, presidenti i Kukësit dhe njëkohësisht Prefekt i këtij qarku, Safet Gjici, akuzoi presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj, se ia ka “vjedhur” talentin nigerian, Olaynka. Sipas Safet Gjicit, ky futbollist kishte bërë kontratë me Kukësin, por e shkeli këtë marrëveshje. – “Ia kam thënë edhe Takajt. Ai mori një lojtar që lidhi kontratë me ne. E vodhi atë, nuk di si ta them ndryshe. Klubi ka bërë denoncim në polici dhe në FSHF. Por, federata po e zvarrit dhënien e përgjigjes. Kur një lojtar lidh kontratë me mua, shkon e lidh edhe me dikë tjetër, ai dënohet minimalisht 6 muaj”, është shprehur në fillim të dhjetorit Gjici.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?