Petrit Doka, një shqiptar zgjidhet president i Parmës

Një shqiptar, Petrit Doka, do të jetë presidenti i ri i klubit italian të Parmës. Pas shumë tratativash ku u përfol edhe emri i Rezart Taçit, më në fund është zgjidhur çështja se kush do të jetë pronari i ri i emilianëve. Doka është një sipërmarrës i njohur në fushën e argjendarisë dhe biznesin e tij e ka të përqëndruar në Itali dhe në Qipro. Petrit Doka, i lindur në Tiranë në mars të vitit 1971, jeton prej vitesh në gadishullin Apenin dhe zotëron nënshtetësi italiane. Në fakt marrëdhëniet e 43- vjeçarit me atë për të cilin u spekulua se mund të merrte në dorëzim Parmën, Rezart Taçin, janë mjaft të ngushta duke qënë se Doka më parë ka administruar kompaninë “Taçi Oil Italia”, dhe kjo ka bërë që menjëherë mediat italiane të ngrejnë dyshimin se prapa biznesmenit të argjendarive fshihet pikërisht Rezart Taçi. Të premten do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare në ambientet e stadiumit “Enio Tardini” ku stafeta do të kalojë nga Girardi tek Petrit Doka. Skuadra dukale aktualisht ndodhet në krizë të plotë rezultatesh ku mban vendin e fundit në renditje me vetëm 6 pikë të grumbulluara. Tifozët emilian shpresojnë që me ardhjen e Dokës situata të ndryshojë dhe kriza e thellë teksa skuadra e tyre rrezikonë seriozisht rënien në një kategori më poshtë të marrë fund për një nga ekipet me me emër në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?