Petrit Doko bleu Parmën, si Rezart Taçi Bolonja-n ?!
Biznesmeni shqiptar nga Italia Petrit Doko mohon të ketë marrë pronësinë e plotë të ekipit të Seria A italiane në futboll. Doko në një prononcim për “La Gazzetta Dello Sport” ka folur në lidhje me të ardhmen e tij tek Parma. – “Pronësia ende nuk është kaluar dhe mbetet ende në emrin e Dr. Ghirardi. Bisedimet ishin në drejtmin e duhur për blerjen e klubit nga Emilia. Megjithatë deri më tani nuk është arritur marrëveshja finale", – tha Doko. I njëjti persona të martën kishte deklaruar se "Jam i gëzuar që pas bisedimeve intenzive blerja përfundoi". Vet Ghirardi kishte publikuar shitjen e aksioneve të tij të klubit, me nënshkrimin e kontratës në prezencë të noterëve dhe këshilltarëve të dy palëve. Pala italiane shpreson se kjo episodë e papritur nga Doko të sqarohet. Dyshimet janë me në lidhje me njerëzit që qëndrojnë pas Dokos, pasi që ai është artar në Piacenza dhe jeton në Lodi. Ai ishte përfaqësues i kompanisë së Rezart Taçit, “Taçi Oil Italy”. Deri sa Ghirardi ndjehet i qetë me kontratën e nënshkruar para notarit (Giovanni Posio) dhe mundësinë të ikë nga futbolli, Doko tha se edhe disa daje duhet të përfundojnë. Dyshimet kanë të bëjnë edhe me prejardhjen e parave, megjithatë e tërë kjo mbetet për t’u verifikuar në të ardhmen. Më herët Rezart Taçi u përfol për të blerë aksionet e Milanit, ato të Bolonjës dhe një klubi në Spanjë, Malagas, por atëherë kur ai dukej pranë firmës se secilës prej këtyre skuadrave, në asnjë rast nuk u realizua blerja e aksioneve nga ana e tij.
KOHA JONË SONDAZH

