Pioli: Momenti për të shtrënguar dhëmbët, dy muajt e ardhshëm janë vendimtar
Milani po kalon një moment të komplikuar në këtë fazë të sezonit, pas një viti me shumë rezultate pozitive. Barazimi në sekondat e fundit ndaj Udineses ka bërë që diferenca me Interin të shkojë në 6 pik. Gjithsesi skuadra kuqezi është gati për ringritjen duke filluar që nga sfida ndaj Veronës, teksa një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe trajneri Pioli.
“Nëse krahasojmë dy vitet, rezultatet tona ishin më të ulëta në 2021. E patëm të vështirë për të ruajtur vazhdimësinë me kaq shumë dëmtime. Në këto dy muaj ne po luajmë në kampionatin dhe në Ligën e Evropës. Jemi të përqendruar në rrugën tone, jo në atë të të tjerëve. Është momenti që të shtrëngojmë dhëmbët dhe të marrim sa më shumë fitore.
Juric ka bërë një punë të shkëlqyer për dy vjet. Ai ka ndryshuar shumë lojtarë, por ka një ekip të organizuar dhe agresiv, fizik dhe teknik. Ndali Juven, mundi Napolin dhe Atalantën. Ne nuk duhet të japim pika reference, duhet të lëvizim shumë.
Leao duhet të japë gjithçka. Të mërkurën ai hyri në lojën e tij. Ishim me shumë lojtarë brenda zonës, por Udinese mbizotëronte gjithmonë. Krunic? Është mirë për momentin, ka shumë të ngjarë që të luajë ai se Brahim Diaz. Tonali është mirë, thjesht ndiente një lodhje, të shohim se si do ta përdorim nesër”, deklaroi Pioli.