Pioli: Ndeshje ndryshe ndaj Torinos, do të jemi pa Ibrahimovic!

Milani pas fitores ndaj Juventusit, do të mbetet sërish në Torino, por këtë herë për të kërkuar 3-pikët e radhës ndaj ekipit granata. Trajneri Stefano Pioli doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për rëndësinë e transfertës torineze, dëmtimin e Ibrës dhe rinovimin me portierin Donnarumma.

“Arma jonë më e fortë është ekuilibri dhe këtë e treguam edhe ndaj Juventusit. Megjithatë ndaj Torinos do të jetë një ndeshje krejt ndryshe dhe zgjedhjet në formacion mund të bëjnë diferencën.

Ibrahimovic? E sigurt që nuk do të jetë me ne në Torino dhe as të dielën ndaj Cagliarit. Shpresojmë ta rikuperojmë për ndeshjen e fundit ndaj Atalantës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rinovimi i Donnarumma-s? Për momentin të gjithë jemi të përqendruar te ndeshjet e fundit të kampionatit, pasi duam të arrijmë objektivat sezonalë. Pas 25 majit do të ulemi të bëjmë llogaritë dhe të flasim për të ardhmen”, deklaroi Pioli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?