FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pioli: Sampdoria ekip i vështirë, Ibrahimovic nuk është i lodhur!

Milani do të rikthehet në fushë për sfidën e radhës në kampionat. Kuqezinjtë presin Sampdorian në duelin që do të nisë në orën 12:30. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli foli gjendjes së skuadrës së tij dhe ekipit kundërshtar në konferencën për shtyp.

“Nëse do të kisha mundësi, do i kisha dhënë edhe disa ditë të tjera pushim skuadrës. Lojtarët e kanë të nevojshme të çlodhen. Ata që kanë qenë këtu kanë punuar mirë, por në gjendje të mirë ndodhen edhe lojtarët që kanë luajtur me kombëtaret, përveç Brahim Diaz.

Ne besojmë shumë te puna jonë. Mënyra jonë është e bazuar te puna, qetësia dhe besimi. Kanë mbetur edhe 30 pikë në lojë, 10 ndeshje nuk janë pak. Nesër na pret një ndeshje e vështirë kundër Sampdorias, që është një skuadër e mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht që kualifikimi ose jo në Champions League, ndryshon shumë gjëra për të gjithë ne. Ekipi është i përqendruar. Ibra? Zlatan ndihet mirë, kemi biseduar çdo ditë me njëri-tjetrin. Jam i lumtur që u rikthye në kombëtaren suedeze. Nuk e shoh të lodhur, stërvitjet kanë shkuar mirë për të gjithë. Zlatan ndihet i karikuar dhe gjithçka është në rregull në lidhje me të. Nuk dua të mendoj për rinovimet, jemi të fokusuar vetëm te takimi me Sampdorian“, deklaroi trajneri i Milanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?