Pique thumbon Realin: Ne fitojmë vazhdimisht, ata vetëm në dy vitet e fundit
Skuadra e Real Madridit në dy vitet e fundit ka fituar pesë tituj, dhe deri në fund të këtij viti ka mundësi të fitojë edhe tre të tjerë, Superkupën e Spanjës, Evropës dhe Kupën e Botës për klube.
Kjo për Gerard Piquen është një arritje e madhe, por ai insiston se ende ky Real nuk mund të krahasohet me Barcelonën. Ai tha se ata janë duke fituar për një kohë të gjatë, e jo vetëm në dy vitet e fundit.“Real Madrid këtë sezon ka bërë një hap përpara në fitimin e titujve, por nuk muendoj se duhet krahasuar me Barcelonën. Ne kemi fituar shumë ndër vite, ndryshe nga Reali që ka fituar vetëm në dy vitet e fundit”, tha Pique.
KOHA JONË SONDAZH

