Pirlo: Duhet të përmirësohemi, Dybala duhet të jetë më i kthjellët!
Juventus nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim në fundjavë kundër Beneventos. Skuadra që drejtohet nga Andrea Pirlo të mërkurën në mbrëmje do të luajë ndaj Dinamo Kievit për të shpresuar ende te vendi i parë në grup.
“Nesër do të mendojmë për hedhjen e lojtarëve më të mirë në fushë, sepse të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Megjithatë, Cuadrado dhe Danilo mund të pushojnë, pasi kanë luajtur shumë. Unë jam i lumtur me Kulusevski, gjithmonë ka luajtur në të njëjtën pozitë deri më tani, po krijon profilin e duhur.
Dybala? Unë i them çdo ditë se duhet të luajë në hapësira të caktuara për të qenë i lirë, për të gjetur shpirtin fitues. Herë pas here, natyra e tij e kthen pas. Kur vjen në gjysmën e fushës, ai duhet të luajë lehtë dhe më pas të jetë më i kthjellët pranë sulmit. Morata do të luajë nesër, ndërsa Paulo do të përgatitet për derbin kundër Torinos.
I shqetësuar? Absolutisht jo. Ndaj Beneventos ishte një lojë për t’u fituar. Nuk ishim të mirë në mbylljen e ndeshjes, pastaj kundërshtari u mbrojt fort. Por kjo mund të ndodhë, ne e analizuam lojën dhe do të përpiqemi të përmirësohemi. Duhet t’i përballojmë të gjitha ndeshjet në të njëjtën mënyrë, në Europë dhe Itali”, deklaroi Pirlo.
KOHA JONË SONDAZH

