FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Pirlo është shkarkuar nga drejtimi i Juves”, gazetari italian jep lajmin e bujshëm

Kualifikimi në Champions League , mund të mos jetë i mjaftueshëm për Andra Pirlon që të vijojë aventurën me Juventusin. Gazetari i Top Calcio 24, Matteo Caronni ka publikuar një lajm të bujshëm së fundmi.

“Kanë ardhur zëra nga Torino për shkarkimin e Andrea Pirlo-s. Jemi në pritje të konfirmimit, por duket se i është komunikuar se nuk do të jetë më trajneri i Juventus sezonin e ardhshëm”, raportohet  në Twitter.

Dy emrat që janë përmendur më shumë në javët e fundit si pasardhës të mundshëm të Pirlo-s te bardhezinjtë janë Allegri dhe Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?