FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pirlo: Interi ka pasur më shumë uri se ne, të luajmë si ndaj Sassuolos!

Juventusi luan ndeshjen më të rëndësishme të sezonit nesër në mbrëmje. Në Torino zbarkojnë kampionët e Interit, sfidë që nis prej orës 18:00. Fitorja është detyrim për bardhezinjtë, të cilët shpresojnë të gabojë dikush mes Atalantës, Milanit dhe Napolit për të arritur në zonën Champions. Trajneri i Juventusit foli në konferencën për shtypin rreth duelit ndaj “armatës” së Antonio Contes.

“Nuk e di nëse Interi ka një kontingjent lojtarësh më të mirë se i yni. Sigurisht që ata u shfaqën më të uritur se ne, por nuk mund të them se cila skuadër ka grupin më të mirë. Të dy skuadrat janë shumë të mirë, por ata u treguan më të aftë dhe fituan titullin.

Unë di vetëm një gjë: nesër duhet të luajmë një ndeshje të rëndësishme, njësoj si ajo ndaj Sassuolos. Luajtëm si skuadër, edhe pse vinin nga një humbje e shpifur me Milanin. Reagimi ishte i duhuri, mos harroni që nuk e kishim aspak të lehtë. Më vjen keq që na ka munguar vazhdimësia. Në raste të caktuara na ka munguar kompaktësia e nevojshme për të mbledhur edhe më shumë pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi pasur rënie tensioni, ndodh kur të mungon zjarri i brendshëm. Gabimet? Kanë qenë të shumta, më sillen akoma nëpër kokë. Në fund të sezonit do të ulem të bisedoj me stafin tim, për të parë se çfarë kemi bërë mirë dhe ku kemi dështuar. Sigurisht që edhe unë gabuar, por harrojeni që mund të vij këtu dhe të flas në lidhje me këtë temë“, deklaron Pirlo, i cili po has vështirësi në sezonin e parë si trajner profesionist.

Swiss Digital Mobile Reklama

Formacioni? Alex Sandro do të luajë në mbrojtje, për të tjerët ka kohë për të vendosur, pasi duhet të rikuperojmë ende energjitë e shpenzuar ndaj Sassuolos. Chiesa? Federico ndihet mirë, po e merr veten dhe besoj se do të jetë i gatshëm për lojë“, përfundoi Pirlo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?