FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pirlo: Kemi gabuar shumë, hera e parë që e shoh Ronaldon të lumtur pas zëvendësimit!

Juventusi fitoi 3-2 ndaj Interit duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në zonën Champions. Bardhezinjtë shpresojnë në një gabim të Napolit.  Trajneri i “Zonjës”, Andrea Pirlo komentoi për Sky fitoren ndaj kampionëve të Italisë, teksa pranon se të gjithë kanë bërë shumë gabime në këtë sezon.

“Për ne ishte e rëndësishme të fitonim në mënyrë që të kemi ende shpresë për arritjen e objektivit tonë. Ia dolëm të marrim tre pikët, pavarësisht vështirësive të hasura. CR7? Ndoshta ishte hera e parë që ishte i lumtur që zëvendësohej, sepse do i duhej të vraponte pa top në 30 minutat e fundit.

Rëndësi ka të rikuperojmë energjitë, pasi sot kemi shpenzuar shumë. Luajtëm një pjesë të madhe të ndeshjes me dhjetë lojtarë. Kur e gjen veten duke luftuar në javën e fundit për një bilete në Champions League, do të thotë që gabimet kanë qenë të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi gabuar unë, lojtarët dhe drejtuesit. Tani na pret finalja e Kupës së Italisë, më pas është ndeshja në Bologna. Nuk varet nga ne, por shpresojmë të kualifikohemi në Champions League“, theksoi trajneri i bardhezinjve pas fitores 3-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?