FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pirlo: Nuk jemi dorëzuar, besojmë ende te Championsi!

Tri ditë pas humbjes në shtëpi me Milanin, dhe rrezikimit të vendit në zonës Champions, Juventus do të luajë në transfertë ndaj Sassuolos. Trajneri Andrea Pirlo doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku kërkoi të motivojë të tijtë, duke u shprehur se gara për zonën Champions është ende e hapur dhe se Juventusi duhet ta fitojë atë në fushën e lojës.

“Nuk dua të shoh dorëzim pasi ka edhe tre ndeshje dhe jam i sigurt që mund t’ia dalim nëse marrim maksimumin e pikëve. Na pret një transfertë e vështirë, por nëse tregojmë fytyrën tonë më të mirë, mund t’ia dalim. Ronaldo është mirë dhe shpresoj t’i kem të gjithë në dispozicion për sprintin final të kampionatit”, deklaroi Pirlo.

Tekniku bardhezi refuzoi të komentojë thashethemet për një debat mes Pavel Nedved e Fabio Paraticit në fund të ndeshjes me Milanin, teksa të njëjtën gjë bëri edhe me deklaratën e Gravinës se Juventus mund të përjashtohet nga kampionati nëse nuk heq dorë nga Superliga.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk dua të komentoj deklaratat e Gravinës, pasi janë diçka e jashtme për ne. Është çështje që u takon drejtuesve, ndërsa ne kemi detyrimin të fitojmë në fushë një vend në zonën Champions. Debati Nedved-Paratici është një thashethem që synon vetëm të prishë atmosferën dhe nuk bie në këtë kurth”, u shpreh tekniku i Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?