FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pirlo: Të veshësh fanellën e Juventusit, nuk mjafton për të fituar ndeshjet!

Andrea Pirlo coach of Juventuss FC during the Serie A football match between Juventus FC and UC Sampddoria at Allianz Stadium in Torino (Italy), September 20th, 2020. Photo Federico Tardito / Insidefoto/Sipa USA

Juventusi mori një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Sassuolos duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në zonën Champions League. Pirlo në reagimin pas ndeshjes u shpreh se ishte e vështirë reagimi pa humbjes kundër Milanit, ndërkohë që konfirmoi se largimin e Buffon e dinin prej muajsh.

“Të marrim frymë pas kësaj fitoreje dhe më pas t’i futemi punës për dy ndeshjet e mbetura. Nuk ishte e lehtë të kthehesh në rrugën e duhur pas asaj disfate dhe veçanërisht kundër Sassuolos. Strategjia jonë ishte të prisnim Sassulon dhe të ngjisheshim për të mos i lënë hapësira.

Ata sulmojnë me shumë njerëz dhe lënë hapësira pas. Përdora në krah dy lojtarë shumë të shpejtë si Federico Chiesa dhe Dejan Kulusevski për të sulmuar hapësirat dhe e bëmë shumë mirë. Kampionët bëjnë diferencën dhe ne kemi shumë të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ishte e lehtë për në të ngriheshim pas humbjes me Milanin, por e bëmë, jemi gjallë dhe do luftojmë deri në fund. E dimë se nuk është në dorën tonë, por do luftojmë deri në fund. Kishte momente gjatë sezonit kur e ulëm përqendrimin dhe nuk ishim 100%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndoshta menduam se të veshurit fanellën e Juventusit mjaftonte të fitonim ndeshjet. Fatkeqësisht, nuk është kështu. Në futbollin modern, duhet të përballeni me çdo ekip me të njëjtin mentalitet, uri dhe dëshirë, sepse përndryshe nuk shkon dot larg.

Kemi bërë gabime shumë shpesh dhe ja kemi bërë të vështirë punën vetes sonë. Largimin e Buffon e dinim prej muajsh dhe nuk ishte rrufe në qiell të hapur për ne”, u shpreh Pirlo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?