FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plas “bomba”, 12 klube të mëdha krijojnë Superligën Europiane, s’pyesin për UEFA-n

12 klubet të mëdha në Kontinent kanë themeluar brenda natës Superligën e Europës, pavarësisht kërcënimeve të UEFA-s, FIFA-s dhe ligave kombëtare: Në noftim shkruhet: “12 klube prestigjioze të futbollit europian sot, së bashku, shpallën një marrëveshje për të krijuar një kampionat të ri futbolli, Super League, e drejtuar nga klubet themeluese, që janë si më poshtë:

“AC Milan, Arsenal FC, Atletico de Madrid, Chelsea FC, FC Barcelona, ​​FC Internazionale Milano, Juventus FC, Liverpool FC, Manchester City, Manchester United, Real Madrid CF dhe Tottenham Hotspur janë bashkuar si Klubet Themeluese. Tri klube të tjera pritet të bashkohen si klube themeluese përpara sezonit përurues, i cili duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur “.

Në njoftim shpjegohet më tej se: “Duke menduar për të ardhmen, klubet themeluese shpresojnë të vazhdojnë bisedimet me UEFA-n dhe FIFA-n në kërkim të zgjidhjeve më të mira për Superligën dhe për futbollin botëror në tërësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krijimi i ligës së re vjen kur pandemia globale ka përshpejtuar paqëndrueshmërinë e modelit aktual ekonomik të futbollit evropian. Për vite me radhë, klubet themeluese kanë synuar të përmirësojnë cilësinë dhe intensitetin e garave ekzistuese europiane dhe, në veçanti, të krijojnë një turne në të cilin mund të garojnë klubet dhe lojtarët më të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?