FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plas grushti në konferencë për shtyp të Mayweather dhe Logan Paul

Ka përfunduar me sherr konferenca për shtyp e boksierit Floyd Mayweather dhe you-tub-erit Jake Paul, ku do të promovonin ndeshjen e boksit që pritet të organizohet në muajin qershor.

Kampioni i boksit dhe ylli i YouTube goditën njëri-tjetrin në “Hard Rock Stadium” në Miami, ku Jake kishte ardhur për të ndihmuar në reklamimin e ndeshjes së ardhshme të vëllait të tij Logan Paul me Mayweather, e cila është planifikuar të zhvillohet më 6 qershor.

Mayweather dhe vëllezërit Paul shkëmbyen fjalë me njëri-tjetrin, me boksierin që i quante vëllezërit “luftëtarë të rremë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?