Po bën xhiron e botës, Budimir humbet një penallti në mënyrë qesharake ndaj Valencias (VIDEO)

Ante Budimir, sulmues i skuadrës së Osasunas në La Liga, së fundmi është bërë protagonist në një episod që ka bërë xhiron e botës.

Në duelin e mbrëmjes së djeshme kundër Valencias shënuesi i 16 golave në këtë sezon mori përsipër ekzekutimin e një 11-metërshi.

Në minutën e 97-të, ai kishte shansin të barazonte duelin, por ekzekutimi shkoi në mënyrën më të keqe, pasi stili që zgjodhi rezultoi si zgjedhje e gabuar. Budimir humbi kontrollin, ndërkohë që topi shki qetë qetë në duart e portierit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?