Po bën xhiron e botës/ “Tërbohet” Di Canio, i bie me kokë tavolinës (VIDEO)

Një moment i pazakontë dhe tronditës ka ndodhur gjatë analizës së ndeshjeve çerekfinale të UEFA Champions League në televizionin italian Sky Sport, ku ish-sulmuesi i njohur Paolo Di Canio është bërë protagonist i një veprimi ekstrem.

Gjatë një debati të ndezur në studio me moderatoren Federica Masolin, 57-vjeçari humbi qetësinë dhe, në mënyrë të papritur, përplasi kokën mbi tavolinë plot tre herë radhazi. Sipas pamjeve që qarkulluan më pas në rrjetet sociale, goditjet duket se i shkaktuan edhe gjakderdhje në ballë.

Ngjarja la të habitur jo vetëm ekipin e produksionit, por edhe miliona teleshikues. Në studio ndodhej edhe ish-trajneri i Anglisë dhe i Real Madrid, Fabio Capello, i cili reagoi menjëherë duke i dhënë një facoletë kolegut të tij për të ndalur gjakun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moderatorja Masolin reagoi me habi dhe të qeshura nervoze, ndërsa Di Canio, pasi u ul sërish, u përpoq të minimizonte situatën duke vendosur një facoletë mbi plagë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamjet e incidentit u bënë menjëherë virale në internet, duke rikthyer në vëmendje temperamentin e zjarrtë që ka karakterizuar gjithmonë figurën e Di Canio-s, si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj.

Paolo Di Canio impazzisce in diretta su Sky Sport durante Champions League Show

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Ogerta Manastirliu 7946 (75.5%)
Erion Braçe 2574 (24.5%)

Vota totale: 10520