Pogba drejt lamtumirës nga Manchester United, PSG bën gati sulmin

Fati i Paul Pogba duket gjithnjë e më larg Manchesterit. Kontrata e francezit me United skadon në qershor 2022 dhe rinovimi duket shumë larg për momentin. Sipas mediave britanike, agjenti i tij, Mino Raiola, po punon për të gjetur një strehim të ri teksa bisedimet me Paris Saint Germain po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Juventus mbetet në pritje, por një rikthim te bardhezinjtë duket një hipotezë e largët. Në Paris kërkojnë të formojnë një super skuadër për të fituar Champions League-n.

Wijnaldum, Hakimi, Sergio Ramos dhe Donnarumma janë transferimet zyrtare deri më tan. “Daily Mail” raporton se PSG do të bëjë një ofertë prej 50 milionë paundësh, pasi francezit i përfundon kontrata në fund të sezonit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP