Pogba është lojtar i Juventusit, në fillim të korrikut bëhet prezantimi

Dita e sotme ka qenë vendimtare për të ardhmen e Paul Pogba. Tashmë çdo dyshim është hequr dhe futbollisti francez do të jetë një lojtar i Juventusit në sezonin e ri.

Takimi i fundit i bardhezinjve me avokaten e lojtarit Rafaela Pimeta, ka shkuar sipas parashikimeve, teksa janë qartësua dhe detajet e fundit. Duhej gjetur vetëm një akord për kohëzgjatjen e kontratës e cila do të jetë për 3 ose për 4 sezone.

Futbollisti francez rikthehet në skuadrën ku u bë i njohur dhe do të mbajë fanellën me numrin 10. Më 5 korrik përflitet se do të kryejë dhe vizitat mjekësore dhe më pas do të nisë sërish aventurën me skuadrën torineze. Në tavolinë gjithashtu u fol dhe për të ardhmen e De Ligt, Kean dhe Luca Pellegrinit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?