Pogba kërcënon Romën: Ekip i fortë, por ne duam fitoren e Europa League!
Në prag të sfidës së parë të gjysmëfinales së Europa League kundër Romës, Paul Pogba ka paralajmëruar verdhekuqtë.
“Është një sfidë e madhe, herët a vonë do të na duhej të përballeshim me njëri-tjetrin. Ne e filluam kompeticionin me një mentalitet fitues, me synimin e deklaruar për të fituar kupën.
Sigurisht që Roma gjithashtu dëshiron të fitojë, ata nuk janë këtu vetëm për t’u argëtuar. Ne duhet të tregojmë se kemi një dëshirë më të madhe për të fituar. Duke ecur përpara, është normale të gjesh veten përpara ekipeve të mëdha. Europa League është trofeu i fundit që kemi fituar këtu tek Manchester United, kështu që padyshim që e mbaj mend. Ishte një ditë e shkëlqyer dhe unë madje shënova në finale.
Ai ishte një vit i shkëlqyer për ne, pavarësisht performancës sonë në kampionat. Ne sidoqoftë fituam Ligën e Evropës, që ishte një objektiv i yni, dhe ishte një kurë për të gjithë sezonin tonë. Tani ne jemi akoma në garë për t’u përsëritur”, përfundoi Paul Pogba.
KOHA JONË SONDAZH

