Pogba: Momenti më i keq në karrierë, te Franca si një frymëmarrje oksigjeni

Paul Pogba po përjeton një nga momentet më të vështira të karrierës. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë futbollisti, i cili nuk po arrin të tregojë vlerat e tij më të mira te Manchester United.

“Nuk kam përjetuar kurrë një periudhë kaq të komplikuar në karrierën time sportive. Për mua, të vij dhe të luaj me kombëtaren franceze është si një frymëmarrje oksigjeni. Jemi një familje, jemi të gjithë shumë të afërt. Grupi është magjik dhe i jashtëzakonshëm, fitorja kundër Portugalisë ishte një moment special, pasi treguam pjekuri.

Kam provuar të njëjtat ndjesi sikur fituam Botërorin. Deschamps na kishte paralajmëruar se pas triumfit në Kupën e Botës jetët tona do të ndryshonin dhe kështu ndodhi. Tani objektivi është të fitojmë Europianin”, përfundoi Pogba.

Ofertat për francezin nuk ka munguar, teksa nuk përjashtuar një rikthim te Juventusi që në janar, pasi klubi torinez ende nuk i ka zgjidhur problemet në këtë repart pas largimit të tij.

SHKARKO APP