Pogba mungon në miqësoren me Milanin, kërkon largimin nga United

Paul Pogba nuk do të jetë në miqësoren e sotme për turneun International Champions Cup kundër Milanit, e programuar për t’u luajtur në orën 18:30. Motivi zyrtar i mungesës së tij është një dëmtim në shpinë pas një përplasje në stërvitje, por sipas “Daily Mail” në realitet mesfushori francez kërkon që të largohet nga Manchester United.

 

Nga ana tjetër shokët e ekipit kanë mbetur të surprizuar nga vendimi i kampionit të botës, i cili ka qenë i grumbulluar për ndeshjen me kuqezinjtë. Edhe Mino Raiola disa ditë më parë foli që po punon për ta larguar nga Manchester United. Transferimi te Real mund të mos konkretizohet sepse klubi merengues janë pranë blerjes së Van De Beek nga Ajax për 70 milionë euro.

Duke marrë në konsideratë që merkato mbyllet më 8 gusht, Pogba rrezikon që të mbetet te Manchester United. Për momentin duket e vështirë një transferim i mundshëm te Juventusit, të cilët po qëndrojnë vigjilent për të parë situatën e tij. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP