Pogba: Racizmi është injorancë, nuk do ta tolerojmë më!
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka dhënë një mesazh shumë domethënës për luftën ndaj racizmit. Kampioni i Botës në një postim në rrjetet sociale, ka thënë se rasti i George Floyd në Amerikë, duhet të jetë i fundit.
“Gjatë ditëve të fundit kam menduar shumë se si të shpreh ndjenjat e mia për ngjarjen që ka ndodhur në Minneapolis. Ndjej zemërim, keqardhje, dhimbje, mërzi. Dhimbje për George dhe për të gjithë njerëzit me ngjyrë që vuajnë racizmin çdo ditë. Ku do në futboll, punë, shkollë apo kudo tjetër.
Kjo duhet të ndalojë njëherë e mirë. Jo nesër, apo ditët e ardhshme, por sot. Aktet e dhunës prej racizmit nuk duhet të tolerohen. Nuk mund të toleroj, nuk do të toleroj, ne nuk do të tolerojmë. Racizmi është injorancë, dashuria është inteligjencë. Boll me heshtje, boll me racizëm”, ka shkruar Pogba në mesazhin e tij të shkruar në Instagram.