Pogba shfrenon fantazinë, “harron” Manchesterin dhe shfaqet me një tjetër fanellë!

Paul Pogba po çmend gjithnjë e më shumë Manchester United. Përveç faktit që nuk luan prej kohësh për shkak dëmtimi, francezi u shfaq ditën e djeshme duke bërë edhe humor pas operacionit. Si të mos mjaftonte kjo, Pogba së fundmi ka “shpikur” një bëmë tjetër të tijën.

Në një video të përhapur në rrjetet sociale, Pogba shfaqet duke bërë ushtrime për rikuperimin e tij, por me fanellën e Valencias. Disi e çuditshme, por francezi njihet për bëmat e tij, sidomos që nga koha që është rikthyer në “Old Trafford”, ku i ka tërbuar jo pak herë drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

SHKARKO APP