Pogba ua thotë hapur shokëve: Do të largohem nga United!

Emri i Paul Pogba vijon të jetë shumë i lakuar në merkato. Raportet mes francezit dhe Manchester United janë në pikët më të keqe, diçka që ju pëlqen së tepërmi dy klubeve Real Madrid dhe Juventus.

Duke pasur parasysh këtë situatë, lajmet e fundit që vijnë nga Anglia flasin për një ndryshim të klubit gjatë verës. Pogba sipas mediave angleze u ka thënë shokëve të ekipit se mund të largohet shumë shpejt nga “Djajtë e Kuq”.

Mesfushori vijon të mendojë se epoka e tij te Manchester United tashmë ka përfunduar, pasi nuk konsiderohet më si elementë i pazëvendësueshëm. Vështirë se do ta shohim sërish me fanellën e United në sezonin e ardhshëm.

Juventus asnjëherë se nuk përjashtuar mundësinë për një rikthim të mundshëm të tij në Torino, por fillimisht duhet të fitojë konkurrencën e ashpër me Realin e Zidane. Para së gjithash duhet të gjenden mbi 100 milionë euro dhe të bindet Raiola. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP