Porto gati t’i ulë kërkesat për Conceição, Juventusi merr lajme pozitive

Porto është gatshi t’i ulë kërkesat për kartonin e Francisco Conceição. Kështu shkruan gazeta portugeze “A Bola”, sipas së cilës klubi i “Dragoes” do të ishte i prirur të pranojë një reduktim të shumës fillestare të kërkuar për sulmuesin e lindur në vitin 2002 (30 milionë euro), duke e zbritur në rreth 28 milionë euro, me kusht që shitja të kryhet menjëherë dhe përfundimisht.

Ndërkohë, “Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport” raportojnë se Juventusi ka vendosur të nxjerrë në shitje Nico Gonzalez. Pas një sezoni zhgënjyes, ish-sulmuesi i krahut i Fiorentinës nuk i ka bindur drejtuesit bardhezi. Drejtori i përgjithshëm Damien Comolli është i gatshëm të administrojë largimin e tij.

Nico Gonzalez është në merkato dhe Juventusi do të dëgjojë të gjitha ofertat pa bërë rezistencë në rast se do të mbërrijnë. Klubi është i bindur se mund ta përballojë mungesën e 5 golave dhe 4 asistimeve, sa të sezonit të fundit nga argjentinasi.

SHKARKO APP